13 Korrik, 2021 - 7:27 pm
Rikthimi i serialit Gossip Girl, theu rekord duke u bërë seriali që u shikua më së shumti gjatë vikendit në HBO Max.
Sipas HBO Max, episodi i parë i serialit Gossip Girl, që pati premierën të enjten më 8 korrik u shikua nga 555,000 familje amerikane, transmeton KultPlus.
Përtej statistikave të HBO Max, Gossip Girl mori vendin e parë të trendeve në Twitter, ndërsa në TikTok, mblodhi më shumë se 15 miliardë përshtypje rreth përmbajtjes së episodit të parë.
Ashtu si seriali origjinal, përsëritja e re e Gossip Girl, shkruar nga prezantuesi Joshua Safran, bazohet në librin e Cecily von Ziegesar. Tetë vjet pasi u errësua faqja origjinale e internetit, një brez i ri i adoleshentëve të shkollës private të Nju Jorkut u prezantua me mbikëqyrjen sociale të Gossip Girl. Seria e prestigjit do të trajtojë sesa shumë media sociale – dhe vetë peisazhi i Nju Jorkut – ka ndryshuar ndër vite.
Në serial luajnë Jordan Alexander, Thomas Doherty, Tavi Gevinson, Emily Alyn Lind, Evan Mock, Zion Moreno, Whitney Peak, Eli Brown dhe Savannah Lee Smith me Todd Almond, Adam Chanler-Berat, Johnathan Fernandez dhe Jason Gotay.
Gossip Girl është prodhuar nga Fake Empire dhe Alloy Entertainment në bashkëpunim me Warner Bros Television dhe CBS Studios.
Pesë episodet e ardhshme të pjesës së parë do të lëshohen çdo javë në HBO Max çdo të enjte. Gjashtë episodet e pjesës së dytë do të debutojnë në vjeshtë. / KultPlus.com