27 Janar, 2021 - 4:23 pm
Kohë më parë u bë e ditur se këngëtarja shqiptare, Rita Ora do të jetë pjesë e filmit të shumëpritur ‘Twist’, duke bërë kështu që entuziasmi mos të mungojë tek Ora, pasi siç kishte deklaruar ajo në një intervistë, është fanse e madhe e Dickensit, përcjell KultPlus.
Ylli i muzikës pop do të luajë rolin e Dodge, një mishërim femër i personazhit Artful Dodger në përshtatjen e re të romanit “Oliver Twist”, dhe ajo tha se ishte tejet e kënaqur që u ftua të luajë një rol të tillë pasi i pëlqen veprat e epokës viktoriane të romancierit Dickens, veprat e tjera të lavdëruara të të cilit përfshijnë ‘Nicholas Nickleby’, ‘A Carol Christmas’ dhe ‘Great Expectations’.
Duke folur për Capital Radio, Rita theksoi se i pëlqen shumë të lexoj dhe se kjo është një gjë që shumica nuk e dijnë për të.
Ora, do të luaj krahë aktorit të mirënjohur Sir Michael Caine, i cili luan në rolin Fagin në filmin e Martin Owen. Për të cilin, Rita ka thënë se ai ka një mënyrë të caktuar të punës.
“Kjo është mënyra se si duhet të jesh kur je me një zotëri, duhet të punosh si funksionojnë ata”, ka deklaruar tutje këngëtarja shqiptare.
Ndër të tjera, Rita ka potencuar se ky film do të jetë tejet i mahnitshëm për t’u parë. / KultPlus.com