7 Nëntor, 2018 - 1:30 pm
Gjatë 13-16 nëntorit 2018, Rolling Film Festival do të shfaqë rreth 25 filma për të ilustruar kulturën rome, historinë, skenën e artit, mënyrën e jetës, por edhe keqinterpretimin, padrejtësinë sociale me të cilën përballen romët e shpërndarë në të gjithë botën, shkruan KultPlus.
Fillimi i shfaqjeve për edicionin e 5-të do të fillojë me një histori të njohur të Katarina Taikon në kinemanë ABC në Prishtinë, në ora 19:30.
Shfaqja do të pasohet nga Q&A me drejtor të filmit, një koktej nga Hotel Gračanica dhe muzikë live nga Driton Beriša duke filluar nga ora 22:00 të së njëjtës mbrëmje.
Tre netët të muzikës live, folës dhe të ftuar si dhe krijues ndërkombëtarë dhe lokalë, ekspozitë fotografike dhe programe speciale do të pasurojnë e Festivalit të këtij viti.
Pas natës së hapjes, festivali do t’ju ofrojë ngjarje në katër lokacione të ndryshme: ABC Cinema, Kino Armata, Teatri Oda dhe Muzeu Kombëtar./ KultPlus.com