Seriali i Çernobilit, sprova e kujtimeve të dëshmitarëve

26 Prill, 2023 - 11:47 am

Sot shënohet 37-vjetori i katastrofës në Çernobil, e i cili shpërthim la pasoja të pashlyeshme jo vetëm në Ukrainë por edhe më tej

Në mesin e filmave që pasqyron këtë katastrofë, është edhe miniseriali amerikan “Chernobyl”, me personazh kryesor Oleksei Ananenko.

Ai mori një meritë të veçantë si një nga personat që shmangën një katastrofë edhe më të rëndë në aksidentin më tragjik bërthamor në histori.

Aktualisht ai banon një shtëpi modeste, me dy dhoma, në periferi të Kievit.

Oleksei Ananenko shprehet me modesti se nuk është një hero.

”Unë nuk jam ndjerë kurrë si një hero. Ishte detyra ime”, pohon për median 59-vjeçari, ish-inxhinier, i cili vuri në rrezik jetën në vitin 1986 në aksidentin në centralin bërthamor të Çernobilit, që ndodhet rreth 100 kilometra larg shtëpisë së tij.

Në një nga episodet më tragjike, miniseriali i realizuar nga televizioni HBO tregon historinë e Ananenkos dhe dy inxhinierë të tjerë, Valeri Bespalov dhe Boris Baranov, të cilët zbritën poshtë në zemër të reaktorit në flakë të Çernobilit për të zbrazur rezervuarin me ujë që ndodhej në rreth tre metra thellësi.

Në ekran, tre burrat të vetëdijshëm për rrezikun e pashmangshëm dolën vullnetarë për këtë mision për të shmangur një tragjedi, miliona të vdekur, që do të shkaktonte një shpërthim i dytë, që mund të shkaktohej nga kontakti i lëndës djegëse bërthamore me ujin e rezervuarit.

Në realitet, edhe pse frika e një shpërthimi të dytë ishte diçka e pritshme, intensiteti i përhapjes nuk ishte i qartë./ KultPlus.com

Të ngjajshme