Seriali i Netflix ‘Adoleshenca’ shkon në parlamentin britanik. Starmer: E shikoj me fëmijët e mi, dhuna e neveritshme

24 Mars, 2025 - 9:31 pm

Seriali i Netflix për një vrasës 13-vjeçar  ka shqetësuar parlamenti britanik ku deputetët i kanë bërëë thirrje autorëve për të diskutuar sigurinë në internet  në një seancë plenare të këtij parlamenti.

Josh McAllister,  një deputet laburist, ka kontaktuar me përfaqësuesit e aktorit Stephen Graham dhe bashkë-shkrimtarit Jack Thorne për mundësinë e një takimi.

Deputetët duan të diskutojnë për çështjet e ngritura në serialin, i cili fokusohet tek një djalë 13-vjeçar i cili arrestohet për vrasjen e një vajze të re.

“Filmin “Adoleshenca” e shikojmë në shtëpi me fëmijët tanë, kam një djalë 16 vjeç dhe një vajzë 14 vjeç”,   tha fillimisht Keir Starmer.

Më tej ai shtoi se “kjo dhunë e kryer nga të rinjtë, e ndikuar nga ajo që ata shohin në internet, është një problem real, është e neveritshme. Dhe ne duhet të merremi me të. Ne po vendosim specialistë të përdhunimit dhe sulmeve seksuale në çdo forcë policie që punon në thirrjet e urgjencës. Por kjo është gjithashtu një çështje kulturore dhe besoj se është e rëndësishme që e gjithë Dhoma të trajtojë këtë problem në zhvillim dhe në rritje”, tha kryeministri britanik.

Të ngjajshme