10 Shtator, 2022 - 4:00 pm
“Rrushe” është serial dramë-krim i krijuar nga GjirafaStudios. Një ndër serialet më të mëdha në vend i punuar në mënyrë të veçantë, që do të vijë shumë shpejtë në Top Channel.
Seriali më i ri që do të transmetohet në Top Channel i quajtur “Rrushe”, do të jetë shumë më ndryshe se çfarë jemi mësuar të shohim. Është emocionues, dramatik, misterioz, i mbuluar me shumë shtresa e intriga; me vrasje, tradhti, e dashuri. Mbi të gjitha, “Rrushe” është një dozë e realitetit, e asaj në të cilën kemi kaluar, atë që e përjetuam, por edhe atë që vazhdojmë ta përjetojmë.
Me një ekip profesional siç është produksioni i ‘GjirafaStudios’, me aktorët ndër më të mirë në vend, e me një ngjarje të thellë e të mistershme, ky serial tenton të thyejë barrierat e prodhimeve të zakonshme në vendit.
“Rrushe” është seriali më i madh i prodhuar deri tani në vendin tonë, me numër rekord aktorësh në industrinë tonë filmike (mbi 70), duke përfshirë këtu aktorët si: Enver Petrovci, Doresa Rexha, Shkumbin Istrefi, Arta Muçaj, Adriana Matoshi , Aurita Agushi, Çun Lajçi, Xhevat Qorraj, Bislim Muçaj, Armend Smajli, Adrian Morina, Eshref Durmishi, Andi Bajgora, Lum Veseli, Agron Shala, Basri Lushtaku, Ermal Sadiku, Qëndresa Jashari, Afrim Muçaj, Ema Koxha, e shumë të tjerë.
Seriali “Rrushe” do të fillojë transmetimin së shpejti në prime-time në Top Channel. Atë mund ta ndiqni edhe në platformën online gjirafaVideo.com./ KultPlus.com
Më poshtë gjeni trailerin e serialit: