7 Shtator, 2019 - 10:00 pm
HBO më në fund e ka publikuar datën e premierës për serialin e shumëpritur Watchmen, me regji të Damon Lindelof.
Premiera e serisë do të jetë të dielën, 20 tetor në ora 21 në SHBA, ndërsa një javë pas premierës në ora 22 do të shfaqet sezoni i gjashtë dhe i fundit i Silicon Valley, kështu që HBO ka përparësi të madhe për atë ditë.
Seriali i zhanrit dramë është bazuar në stripat e famshëm të Alan Moore nga vitet 1980, ndërsa në HBO serialin e përshkruajnë kështu: Seriali Watchmen është vendosur në një histori alternative, në të cilën hakmarrësit e maskuar trajtohen si kriminelë, ndërsa seriali do ta përqafojë nostalgjinë e stripit origjinal revolucionar ndërkohë që do të përpiqet të jetë i pavarur.
Ende nuk dihet se në ç’drejtim do të shkojë seriali, përveç që dihet se nuk do t’i ritregojë drejtpërdrejt stripat dhe se ngjarja do të vendoset rreth 30 vjet më vonë. Qysh në korrik, regjisori Lindelof deklaroi se nuk do të ndërhyjë dhe t’i ndryshojë ngjarjet nga stripat dhe se nuk janë duke e përgatitur kurrfarë rebooti. Sipas të gjitha gjasave, duhet ta presim mesin e tetorit për të parë saktësisht se për çfarë bëhet fjalë.
Regjinë e episodit të parë e ka bërë Nicole Kassell sipas skenarit të Lindelof. Në Watchmen luajnë Jeremy Irons, Regina King, Jean Smart, Don Johnson, Tim Blake Nelson, Louis Gossett Jr., Yahya Abdul-Mateen II, Adelaide Clemens, Andrew Howard, Tom Mison, Frances Fisher, Jacob Ming-Trent, Sara Vickers. Dylan Schombing, Lily Rose Smith dhe Adelynn Spoon. /KultPlus.com