13 Janar, 2024 - 1:00 pm
Sot janë bërë 25 vite pa aktorin e njohur kosovar, Shani Pallaska, shkruan KultPlus.
Ai ishte aktor i teatrit, filmit televiziv, dhe ekranit të madh. Ai u lind në Gjakovë më 1928, por artin e tij e përkreu në Teatrin Krahinor të Prishtinës (TKP) dhe në studion filmike Kosovafilmi.
Bashkë me aktorët Abdurrahman Shala, Istref Begolli dhe Muharrem Qena, Shaniu ishte pionier i aktrimit kosovar. Pas suksesit në Kosovë, Shaniu morri pjesë edhe në projekte filmike në pjesë tjera të ish-Jugosllavisë. Vdiq në Prishtinë më 13 janar 1999.
Filmografia:
Era e mollës (1995)
Tre vetë kapërcejn malin (1981) (TV)
Gjurmët e bardha (1980)
I ikuri (1980) (TV)
“Kur pranvera vonohet” (1980) (Mini seri televizive)
“Era e Lisi” (1979) (Mini seri televizive)
Epoka para gjyqit (1978) (Dramë televizive)
Poseta u noci (Vizite në Natë) (1978)
Duke pritur Godon (1977)
E kafshoja terrin (1977) (TV)
Crveni udar (Sulmi i Kuq) (1974)
Hleb (Bukë) (1973) (TV)
Si të vdiset (1972)
Të ngujuarit (1971) (TV)
Uka i Bjeshkëve të Nemura (1968)
Kapedan Lleshi (1960)
Atje ku nuk lind dielli (1996). /KultPlus.com