24 Shtator, 2021 - 2:27 pm
Janë bërë 27 vite nga debutimi i “Friends”, dhe seriali i famshëm është ende një ndër serialet më të pëlqyera, përcjell KultPlus.
Seria ikonike e viteve ’90 bëri bashkë Jennifer Aniston, Courtney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer duke i paraqitur ata si miqtë më të famshëm të Central Park. Pavarësisht kalimit të kohës, seriali mbetet ndër më të shikuarit dhe më të dashurit për adhuruesit e komedisë.
Seriali përshkruan historinë e gjashtë miqve -Monica, Chandler, Joey, Rachel, Phoebe dhe Ross, të cilët pasi u shpërngulën dhe u vendosën në Manhattan, ndajnë jetën e tyre të përditshme.
Popullariteti i madh i serisë amerikane bëri që miqtë më të famshëm ndonjëherë të bashkoheshin edhe njëherë këtë vit në “Friends: The Reunion” që u publikua në platformën HBO me një edicion special prej 2 orësh. / KultPlus.com