24 Tetor, 2019 - 8:34 pm
Kur një filmi ia shton turizmin vendit Përdoruesit e rrjetit social “Instagram” dhe adhuruesit e filmit “The Joker” po i bëjnë shkallët e Bronx në New York-ut vend turistik. Aktori Joaquin Phoenix në rolin e Arthur Fleck, realizoi skena në këtë zonë.
Bronx tashmë është shtëpia e destinacioneve të njohura turistike si kopshti zoologjik i Bronx, Stacioni Yankee dhe kopshtet botanike të New York. Tani, këto shkallë kanë hyrë përfundimisht në listën e vendeve për t’u vizituar. Këto shkallë nuk ishin të njohura më parë. Por gjërat kanë ndryshuar.
Duke gjykuar nga fotot dhe videot në internet, njerëzit shpesh pozojnë nga atje, me disa të veshur madje edhe si Clown ikonik. Tashmë ka gati 900 foto të etiketuara në Instagram në këtë vend dhe u shtuan gjithashtu në Google Maps.
Megjithatë, banorët e zonës nuk janë të kënaqur me maninë. “Shpresojmë të përfundojë së shpejti sepse nuk kemi nevojë për këtë”, tha Jonathan Francis, një 29-vjeçar që ka jetuar në lagje tërë jetën e tij.
“Ndihemi të parespektuar”, u shpreh ai. Shkallët ‘Joker’ në New York u bënë një tërheqje turistike dhe këtu janë disa fotografi të marra nga adhuruesit e filmit “the Joker”. Sa i përket vetë filmit, Joker fitoi 737 milionë dollarë në mbarë botën këtë fundjavë pas një tjetër jave të suksesshme në arkë, dhe pritet të kalojë 810 + milionë në fatura globale. Ekspertët besojnë se Joker nuk do të ndalet derisa të arrijë në 900 milionë dollarë, duke u bërë filmi më i madh në histori. /KultPlus.com