3 Dhjetor, 2022 - 8:46 pm
Uranik Emini
Sot në ambientet e Kino Armatës u mbajt ceremonia e natës finale dhe ndarja e çmimeve e “Art Without Limit International Film Festival”.
Duke patur parasysh se data 3 dhjetor është ditë Ndërkombëtare e aftësisë së kufizuar, sot u ndje edhe një emocion i veçantë pasi që e gjithë mbrëmja ishte në duart e përsonave me aftësi të kufizuar, duke filluar nga dyshja e mrekullueshme Uniku dhe Engjulli, persona me aftësi të kufizuar, që e hapën mbrëmjen e sotshme, shkruan KultPlus.
Programi ishte i pasur me shumë momente të bukura, por edhe me supriza dhe dhe dhurata për njëri tjetrin.
Ky edicion i festivalit ishte i përbërë nga 4 juri ;
*Juria e Dokumentarit më të mirë
*Juria kryesore e Festivalit
*Juria e mediave
*Juria e organizatave të aftësive të kufizuar
Pjestarët e jurisë kanë ndarë 8 çmime për të gjitha kategoritë e filmave;
BEST DOCUMENTARY
“I AM BURRNESHA”
BULLGARIA
BEST ANIMATION
“WHAT REALLY HAPPENS”
ZVICRA
BEST STORY IN THE FILM
“SUPERADAPTED, PARTNERS OF THE SAME DREAM”
ARGJENTINA
BEST STORY ABOUT RIGHTS OF PERSONS WITH DISABILITIES
“RANNA (LIGHT DHE LULEBORE”
PAKISTAN, SHQIPËRIA
BEST STORY ABOUT EMPOWERMENT WOMAN
“FIRST STEP SWIM”
MBRETËRIA E BASHKUAR
BEST FICTION
“AN IRISH GOODBYE”
IRLANDA
ART WITHOUT LIMIT AWARD (ky çmim ndahet nga drejtuesit e Art Without Limit)
“UP TO THE STARS”
GJERMANI
SPECIAL MENTION
“KOBA” Bujar Gollopeni
“SHARING” Medina Surdulli /KultPlus.com