10 Shtator, 2022 - 6:00 pm
Festivali i Filmit “PriFest” ka shpallur kategorinë konkurruese të filmave me gjatësi të mesme, shkruan KultPlus.
Kategoria garuese e filmave të metrazhit të mesëm shfaq filmat nga 25 deri 60 minuta nga gjithë bota. Është kjo kategori unike dhe PriFest është festivali i vetëm në rajon që e ka këtë kategori filmash.
Si gjithmonë, të gjithë këta filma do të jenë premierë në Kosovë, ndërsa 4 do të jenë edhe premiera regjionale.
Lista e plotë garuese e programit garues të filmave të metrazhit të mesëm:
1. The Miniaturist of Junagadh nga Kaushal Oza, Premierë Kosovare, Indi 30 min;
2. Mergen nga Raiymbek Alzhanov – Republic of Kazakhstan Premierë Kosovare 27 min;
3. Cow Bells nga Charles HABIB-DROUOT Belgjikë & Francë, Premierë Regjionale, 45 min;
4. The wind and the wimpering nga Laurence McManus – Britani e Madhe – Premierë Regjionale 34 min;
5. Seabreaker nga Eloy Domínguez Serén -Spanjë – Premierë Regjionale, 26 min;
6. Richter nga Koloreto Cukali – Shqipëri – Premierë Regjionale, 45 min.
Edicioni i 14-të i PriFest mbahet nga 20-25 shtator dhe i dedikohet drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha. /KultPlus.com