28 Tetor, 2019 - 9:35 pm
Suksese të reja po pasojnë për filmin ‘Shpia e Agës’ me regji nga Lendita Zeqiraj.
Filmi u shpërblye sot me dy çmime në Boğaziçi Film Festivali në Turqi, me çmimin e jurisë dhe çmimin për aktoren më të mirë.
Katër aktoret e filmit: Melihate Qena, Shengyl Ismaili, Rozafa Çelaj dhe Adriana Matoshi janë përmendur në statujat e përgatitura nga festivali, për aktoret më të mira të festivalit, shkruan KultPlus.
‘Shpia e Agës’ zgjatë 107 minuta. Një djalë i ri që jeton në një shtëpi të grave duhet të nxitojë për të shpëtuar një grua që po e mëson atë serbisht, në mënyrë që të mund të vazhdojë kërkimin e tij për babanë e tij të zhdukur.
Arti Lokaj është aktori tjetër që ka rol kryesor në film.
Filmi “Shpia e Agës” është bashkë-prodhim në mes Kosovës, Kroacisë, Francës, dhe Shqipërisë me shtëpitë prodhuese N’ART FILMS mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkëprodhuesit ëOOF FILMS nga Kroacia; Sacrebleu productions nga Franca; si dhe Ska-Ndal Productions dhe SY13 Films nga Shqipëria mbështetur Qendra Kombëtare e Kinematografisë. / KultPlus.com