6 Korrik, 2019 - 5:58 pm
Filmi i metrazhit të gjatë “Shpia e Agës” me skenar dhe regji nga Lendita Zeqiraj u dha për herë të parë premierë në festivalin prestigjoz dhe pothuajse në mesin e festivaleve më të rëndësishëm të artit filmik, Karlovy Vary, shkruan KultPlus.
Filmi trajon bashkëjetesen midis shqiptarëve dhe serbëve, ku roli kryesor i është mveshur 9 vjeçarit Agës i cili jeton me nënën e tij në periferi të qytetit dhe mëson gjuhën serbe nga një fqinje e nacionalitetit serb. Qëllimi i tij është për ta gjetur babain për të cilin mendon se është i robnuar nepër burgjet e Serbisë.
“Shpia e Agës” është vlerësuar me cmim nga FEDEORA – Federata e Kritikëve të Filmit të Evropës dhe Mesdheut, ky lajm është publikuar nga vet regjisorja e cila falënderon të gjithë që I bënë të ndjehen si “Yje Hollywoodi”.
Ky është statusi i saj i plotë në rrjetin social facebook:
“Premiera jonë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Karlovy Vary nuk ka shkuar pa u vënë re! “Shpia e Agës” është shpërblyer nga FEDEORA – Federata e Kritikëve të Filmit të Evropës dhe Mesdheut. Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të falënderuar @KVIFF për vëmendjen që i dhanë filmit tonë dhe delegacionit tonë të filmit – na bëri të ndiheshim si një “Stars Hollywood”.
Unë gjithashtu dua të përgëzoj të gjithë bashkëbiseduesit e tjerë të filmave të debutimit, e di se nuk ishte një udhëtim i lehtë për jo nga ne, por e bëmë! Duke pasur një premierë të filmit të parë në festivalin e filmit prestigjioz, pasi KVIFF na bën të gjithë fituesit. Shpresoj t’ju takoj përsëri me punët tona të ardhshme./KultPlus.com