19 Shtator, 2019 - 10:24 pm
Komisioni i ngritur nga QKK ka vendosur unanimisht me shumicë absolute votash, në votim te hapur, të zgjedhë filmin «Delegacioni», me regji të Bujar Alimanit dhe skenar të Artan Minarollit, si kandidatin e sivjetshëm shqiptar për “Filmin Artistik Ndërkombëtar” më të mirë në AMPAS.
Pas premierës fitores së çmimit të madh në Varshavë, “Delegacioni” është përzgjedhur ndërkohë në mbi 16 festivale ndërkombëtare, në të cilat ka fituar 11 çmime. /KultPlus.com