26 Gusht, 2020 - 11:34 am
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se në muajin shtator do të mbahet muaji i filmit kosovar në Zvicër, përcjellë KultPlus.
Artisti kosovar, Sabahet Meha në bashkëpunim me Kino in der Reitschule dhe Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK) ka arritur të realizoj një ngjarje të filmave kosovar në muajin shtator ku shumica e filmave do të jenë në gjuhën shqipe dhe atë gjermane.
“Kulturalink, respektivisht Sabahet Meta një artist kosovar tejet kreativ dhe me një vullnet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për të promovuar kulturën tonë përmes industrisë së filmit të Kosovës, fal bashkëpunimit me Kino in der Reitschule dhe Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK) ka arritur të realizoj një ngjarje të filmave kosovar në muajin shtator, që do shfaqen çdo të premte dhe të shtunë, dhe shumica e filmave do të jetë në gjuhën shqipe/gjermane por të gjithë kanë titra në gjuhën angleze”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Përgjatë këtij muaji “Kulturalink” dhe “Kino In Der Reitschule” do të shfaqin filma nga dhe për Kosovën, filma që trajtojnë tema të ndryshme sociale. Pjesë e programit janë “Nëntori i Ftohtë”, “Zana”, “Ajo” e shumë filma të tjerë, ndër to dhe prodhime të regjisorëve shqiptarë në Diasporë e të vlerësuara ndërkombëtarisht.
Shfaqja e filmave do të filloj me 4 shtator dhe ata do të shfaqen në fundjavat e këtij muaji. Shfaqja e këtyre filmave do të filloj në orën 20:00 dhe do të zgjas afërsisht 2 orë me filma artistikë, të shkurt dhe dokumentarë. / KultPlus.com