Shteti i Ukrainës ka ankesa për serialin e Netflix ‘Emily në Paris’

3 Janar, 2022 - 2:48 pm

Ministri i Kulturës i Ukrainës, Oleksandr Tkachenko, thotë se është ankuar në Netflix për portretizimin e një personazhi nga Kievi në Emily në Paris, përcjell KultPlus.

Shfaqja e Netflix vë në pah një të re amerikane, të luajtur nga Lily Collins, e cila udhëton në kryeqytetin francez për punë.

Në serinë e fundit, Petra, një ukrainase, vjedh një dyqan gjatë një udhëtimi me personazhin kryesor Emily.

Oleksandr Tkachenko e përshkroi imazhin karikator të Petrës si “fyes”.

Petra, e cila luhet nga aktorja ukrainase Daria Panchenko, portretizohet gjithashtu se ka një sens të dobët të modës dhe ka frikë se mos deportohet.

“Në Emily në Paris, ne kemi një imazh karikaturë të një gruaje ukrainase që është e papranueshme. Është gjithashtu fyese,” shkroi Tkachenko në Telegram, duke shtuar se nëse kjo është mënyra se si shihen ata nëpër vende të botës, atëherë është gabim. /KultPlus.com

Të ngjajshme