Shtyhet ceremonia e shpërblimeve “BAFTA”

16 Qershor, 2020 - 12:00 pm

Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “BAFTA” të cilat i ndanë Akademia e Filmit në Britani të Madhe, është shtyrë për muajin prill të vitit 2021.

Kjo ngjarje e rëndësishme kinematografike ishte dashur të mbahej më 14 shkurt në Londër, por organizatorët janë detyruar ta shtyjnë atë për datën 11 prill 2021, transmeton Koha.

Në komunikatën për media të lëshuar për këtë rast thuhej: “Ky ndryshim i datës së paralajmëruar me herët e tregon ndikimin e pandemisë globale në industrinë e filmit, si dhe e vërteton faktin se të gjithë duhet ta pranojmë këtë situatë dhe të përshtatemi me të. Detaje shtesë rreth ceremonisë do të bëhen të ditura kah fundi i këtij viti.”

Lajmi i ndryshimit të datës së mbajtjes së ceremoninë “BAFTA”, vjen një ditë pasi organizatorët e ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve kryesore në kinematografi, “Oscar”, e informuan publikun që edhe ata kanë vendosur ta ndryshojnë datën e mbajtjes së saj ngjarjeje, nga muaji shkurt në prill të vitit të ardhshëm. / KultPlus.com

Të ngjajshme