17 Prill, 2019 - 4:30 pm
Georgia Engel ka vdekur në moshën 70-vjeçare, ndërsa shkaku i vdekjes është ende i panjohur.
Komedianja dhe aktorja argëtoi gjenerata të tëra të shikuesve të televizionit, ndërsa me rolet e saj në “Everybody Loves Raymond”, “Betty White Show” dhe “Two and a Half Men” arriti të fitonte simpati në të gjithë botën.
Ajo ishte më e njohur për rolin e saj si Georgette Baxter, i cili e bëri atë të famshme në vitet 1970 në hit komedinë televizive “The Mary Tyler Moore Show”. Engel ishte e nominuar pesë herë për çmimin Emmy, nga të cilat dy nominime ishin për rolin e Pat MacDougall në serinë humoristike “Everybody Loves Raymond”.
Vitet e fundit Engel u paraqit në hit seritë e tjera siç janë “Office”, “Two and a Half Men” dhe “Hot in Cleveland”.
Përveç punës televizive, Engel ishte e përkushtuar edhe në produksionet në Broadway, ndërsa miqtë e saj deklaruan se ajo e kishte shijuar më së shumti punën në teatër dhe muzikorë, shkruan KOHA Ditore.
Aktorja nuk ka familje tjetër përveç motrave Robin Engel dhe Penny Lusk, dhe meqë ishte një besimtare e madhe vendosi të mos kërkonte ndihmë mjekësore në orët e fundit të jetës së saj.