29 Shtator, 2023 - 11:06 pm
Filmi “Si Në Vaj” është vlerësuar me një çmim prestigjioz në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë regjisorja e këtij filmi Aulona Selmani.
Suksesi i filmit është një burim krenarie për krijuesit e tij.
Filmi “Si Në Vaj” flet se si dikur një e ve e re, Nadie është nën vëzhgimin e vazhdueshëm nga kunatat e saj. Por më pas shfaqet një autoportret nga e kaluara e saj dhe vë në pikëpyetje mënyrën e saj të jetesës.
Çmimi i fundit për filmin “Si në Vaj” ishte edhe në PriFest, kur u shpall filmi më i mirë i metrazhit të mesëm.
Ndërkaq, si pjesë e jurisë në Tiranë, ishin anëtarët: Can Merdan Dogan, Marek Wesolowski, Neritan Zinxhiria. /KultPlus.com