15 Shtator, 2024 - 11:23 pm
Sonte janë ndarë çmimet e edicionit të 16-të të PriFilm Fest, i cili ka filluar më 10 shtator ndërsa ka përfunduar sonte më 15 shtator, shkruan KultPlus.
Çmimi kryesor i Prishtina International Film Festival- PriFest titullohet “Vjosa Berisha”.
Filmi ‘Silence of Sirens’ nga regjisori Gazmend Nela ka fituar çmimin “Vjosa Berisha”, në edicionin e 16-të të PriFest.
Filmi ‘Silence of Sirens’ i regjisorit Gazmend Nela është bashkëprodhim ndërmjet Kosovës, Shqipërisë, Zvicrës dhe Maqedonisë së Veriut, në të cilin trajtohet tema e korrupsionit dhe moralit të dyshimtë në një shoqëri në tranzicion, përmes një tregimi të përqendruar në jetën e një polici të thjeshtë./ KultPlus.com