15 Qershor, 2024 - 7:34 pm
Gjersa po bashkohemi për edicionin e 15-të të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar, ata po marrin edhe një herë qëndrim kundër padrejtësive sistematike dhe diskriminimeve gjinore. Festivali është strehë e imagjinatës radikale ku sfidohet status quo-ja dhe përkrahen ide të reja progresive.
Këtë edicion, Anibar do vazhdoj të avokoj për një shoqëri të balancuar dhe të shëruar, duke i bërë vend diskutimit për drejtësinë, autenticitetit dhe vet-përmbushjes, lirisë dhe mirëqenies për çdo individ. Kështu, Anibar do t’i qëndroj vizionit të konfrontimit të mendësive dogmatike, duke hapur rrugë për gjithëpërfshirje dhe diversitet.
Festivali bën thirrje që të bashkoheni në këto gjatë shtatë ditë të festivalit për të shembur patriarkatin, duke kuptuar shkaqet dhe duke protestuar kundër efekteve të tij, përmes një programi të kuruar me kujdes të filmave, prezentimeve, paneleve të diskutimit, aktiviteteve edukative, muzikës e shumë aktiviteteve të tjera!
Festivali nis prej 15 deri me 21 korrik në Pejë, Kosovë dhe për synim ka ndihmën në ndërtimin e një sistemi të përshtatshëm përmes vetëdijësimit dhe gjithëpërfshirjes. / KultPlus.com