25 Mars, 2020 - 12:52 pm
Në mëngjesin e ditës së sotme ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare aktorja e njohur për publikun shqiptar Leze Qena, shkruan KultPlus.
Për të nderuar figurën e shquar të artit shqiptar, është marr një iniciativë që sonte në orën 20:00 të gjithë të ndezin nga një qiri në ballkon.
“Unë do të ndez një qiri në ballkonin e banesës sime! Bashkohu edhe ti! Sonte prej orës 20:00. Pusho në paqe, Leze”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com