10 Shtator, 2024 - 5:00 pm
Sot, në hapsirat e Kino Armatës nis edicioni i 16-të i Prishtina International Film Festival-PriFest, i cili do të mbahet nga 10 deri më 15 shtator.
Pas ceremonisë hapëse do të jepet premiera e filmit ‘Stork’, i cili vjen si prodhim i Malit të Zi dhe Kosovës me regji të Isa Qosjes. Filmi shfaqet në dy orare, nga ora 19:30 dhe 21:30.
Filmi ‘Lejlek’ është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Filmi flet për një fshat të përgjumur në Malin e Zi, ku shumica e vendasve kanë emigruar në SHBA. Ky fshat është mjedisi i një historie të hidhur të tre grave. Suta i reziston presionit për t’u martuar me binjakun autik të burrit të saj të ndjerë, Vezirja dhe Dranja duhet të mësojnë të bashkëjetojnë pasi burri i tyre i përbashkët planifikon të largohet, Fizja përpiqet të gjejë një nuse për djalin e saj. Por, me ardhjen e një lejleku shqetësohen të gjithë fshatarët supersticioz.
Në film luajnë aktorët: Arta Dobroshi, Donat Qosja, Shkumbin Istrefi, Arben Bajraktaraj, Flonja Kodheli, Doresa Rexha, Mirush Kabashi, Kumrije Hoxha, Zyliha Miloti, Luan Jaha, Selman Jusufi, Safete Rogova, Gentian Anastasi, Besa Tusha./ KultPlus.com