Sulejman Pitarka feston 96 vjetorin e lindjes

2 Shkurt, 2020 - 12:02 pm

Kjo ditë shënon datëlindjen e artistit Sulejman Pitarka, i cili ka luajtur me sukses 50 role në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe 20 të tjerë në fushën e kinematografisë, shkruan KultPlus.

Ai ka hyrë në historinë e dramës shqipe si autor i dramës “Familja e peshkatarit”. Më 1927, ai i lindur në Dibër, kur ishte në moshën trevjeçare së bashku me familjen e tij u vendosën në Durrës, ku edhe e kaloi fëmijërinë e tij.

Disa përvoja skenike, pothuaj rastësore, gjatë shërbimit ushtarak (1945 – 1947) e shtynë të interesohej më shumë për teatrin dhe të përfshihej në lëvizjen amatore të Durrësit.

Më 1951, u përzgjodh për t’iu bashkëngjitur trupës, ende në formim, të Teatrit Popullor (sot Kombëtar) në Tiranë, ku u bë menjëherë margaritari i kurorës. Luajti rreth 50 role, duke shkëlqyer njësoj, si në dramë, ashtu edhe në komedi./ KultPlus.com

Të ngjajshme