15 Shtator, 2024 - 11:33 pm
Sonte janë ndarë çmimet e edicionit të 16-të të PriFilm Fest, i cili ka filluar më 10 shtator ndërsa përfundon sonte më 10shtator, shkruan KultPlus.
Çmimi për aktorin më të mirë shkoi për Sunaj Raça, për rolin e Avniut në filmin ‘Silence of Sirens’, të regjisorit Gazmend Nela.
Filmi ‘Silence of Sirens’ i regjisorit Gazmend Nela është bashkëprodhim ndërmjet Kosovës, Shqipërisë, Zvicrës dhe Maqedonisë së Veriut, në të cilin trajtohet tema e korrupsionit dhe moralit të dyshimtë në një shoqëri në tranzicion, përmes një tregimi të përqendruar në jetën e një polici të thjeshtë./ KultPlus.com