14 Tetor, 2021 - 11:13 am
Në versionin e fundit të Superman, Jon Kent, djali i heroit legjendar, Clark Kent, paraqitet si biseksual.
DC Comics ka njoftuar se Supermani i ri do të ketë një marrëdhënie romantike me një personazh mashkull në një histori që do të lansohet muajin e ardhshëm, transmeton KultPlus.
Ashtu sikurse babai i tij, Jon Kent është një gazetar, i cili ka krijuar një miqësi ne një gazetar tjetër të quajtur Jay Nakamura.
Djali i Supermenit origjinal në imazhet e fundit e shpërndara nga DC Comics paraqitet duke puthur gazetarin.
Tom Taylor, skenaristi i serialit thotë se: “Simboli i Supermanit ka qenë gjithmonë për shpresën, të vërtetën dhe drejtësinë. Por sot ai simbol nënkupton diçka më shumë, ku më shumë njerëz mund ta shohin veten e tyre të pasqyruar në superheroin më të fuqishëm të librave vizatimorë amerikanë”.
“Reagimet kanë qenë jashtëzakonisht pozitive, gjë që nuk e prisja. Po, ka shumë kritika në internet, por nga ana tjetër ka kaq shumë njerëz që në shumë gjuhë të ndryshme tregojnë se çfarë do të thotë kjo gjë për ata. Disa thonë në “Twitter” se kanë shpërthyer në lot kur lexon lajmet pasi ata dëshironin që Superman të ishte ky version në fëmijërinë e tyre”, ka thënë më tej Taylor. / KultPlus.com