6 Gusht, 2019 - 6:00 pm
Aktorët e famshëm, Sylvester Stallone dhe Dolph Lundgren, janë ribashkuar dhe do të punojnë së bashku në një serial të ri televiziv, për të cilin kanë interesim të madh të Fox, CBS dhe NBC.
Skenarist është Ken Sanzel, i cili ka punuar edhe në serialin e popullarizuar “Numb3rs”. Laundgren do ta luajë agjentin e fshehtë në departamentin e sigurisë së UN-së, ndërsa personazhi i tij është përshkruar si një ekip një-anëtarësh i SWAT si dhe negociator i pengjeve. Stallone përmendet edhe si regjisor në këtë rast, shkruan portali Deadline.
Producentë ekzekutivë janë edhe Tony Krantz, partneri i Stallones nga Balboa Productions, Braden Aftergood dhe menaxheri i Lundgren, Craig Baumgarten.
Stallone dhe Lundgren për herë të parë bashkëpunuan në “Rocky IV” duke i luajtur rivalët Rocky dhe Drago, dhe më pas u takuan përsëri në “The Expendables”. Kohëve të fundit, ata i reprizuan rolet e Rockyt dhe Dragos në spin offin “Creed II”.
Të dy u shoqëruan edhe jashtë kamerave. Fundjavën e kaluar, Stallone e postoi një video ku ai, Lundgren dhe kolegu i tyre Arnold Schwarzenegger po shoqëroheshin në Los Angeles. /KultPlus.com