19 Shtator, 2023 - 5:53 pm
Tarantino planifikon ribashkimin me kastën e “Pulp Fiction” në filmin e ri.
Regjisori Quentin Tarantino raportohet se planifikon të punojë sërish me John Travoltën dhe Samuel L. Jacksonin në filmin e tij.
Kështu, ai do t’i bënte sërish bashkë dy aktorët në një film të tijin, pas suksesit të hatashëm me “Pulp Fiction” më 1994.
Sipas Jeff Sneider nga World of Reel, Travolta pritet të ketë rol në “The Movie Critic”, ndërkaq po përflitet edhe emir i Jacksonit. /KultPlus.com