24 Shtator, 2019 - 8:00 pm
Një ndër momentet më kulmuese në ndarjen e çmimeve “Emmy 2019” ishte padyshim ritakimi i aktorëve të serialit “Game of Thrones”.
Ndonëse sezoni i tetë i tij është shoqëruar nga shumë kritika, sidomos nga fansat e serialit për mënyrën sesi përfundoi arriti të vlerësohej me çmim.
“GOT” fitoi çmimin si seriali më i mirë dramë, ndërsa aktori Peter Dinklage si aktori më i mirë mashkull në rol dytësor.
Takimi miqësor dhe dashamirës mes anëtarëve të kastit është fokusuar nga të gjithë mediat. Ndërkohë kjo është dalja e parë në një event publik e aktorit britanik Kit Harrington pas problemeve që pati me alkoolin dhe depresionin, ku u kurua në një qendër rehabilitimi.
Sezoni i fundit i serialit “Game Of Thrones” përfundoi në maj të këtij viti. Ndërkohë që për aktorët ky është takimi i fundit si kast i këtij seriali në një event të tillë. /KultPlus.com