Telegram ngushëllimi i ministrit Gashi me rastin e ndarjes nga jeta të aktorit Art Kurti

24 Prill, 2018 - 3:29 pm

Sot ka vdekur aktori nga Gjakova Art Kurti, i cili dyshohet së është vetëvra. Me këtë rast, tashmë kanë nisë telegramet e ngushëllimit për familjen Kurti.

Një të tillë e ka dërguar edhe ministri i kulturës Kujtim Gashi.

E nderuara familja Kurti,

Lajmin për vdekjen e parakohshme e të dashurit tuaj, Artit, aktorit tonë të mirënjohur, e morëm me pikëllim të madh.
Bota e artit ka humbur një prej aktorëve të rinj më të talentuar.

Arti u nda nga kjo jetë në moshë të re, duke lënë në gjysmë rrugëtimin e tij prej artisti. Ai me punën e tij, bëri që të jetë i respektuar në botën e artit e të kulturës por edhe jashtë saj. Me entuziazmin e tij prej të riu ai do të jepte kontribut të madh andaj Arti do të na mungojë.

Ndarja e hershme e Art Kurtit, është humbje e rëndë jo vetëm për ju, familjen dhe miqtë, por është humbje dhe do të jetë mungesë e madhe për artdashësit dhe të gjithë ata që e njohën.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Art Kurtit.

Sinqerisht,

Kujtim Gashi

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Të ngjajshme