12 Dhjetor, 2020 - 10:31 pm
Tepihi i kuq i Europian Film Awards është zëvendësuar me kumtimet digjitale për ndarjen e çmimeve, shkruan KultPlus.
Edicioni i 33-të i festivalit prestigjioz të filmit është kushtëzuar që të organizohet virtualisht, për shkak të pandemisë Covid-19. Përgjatë natës së sotme, duke filluar nga ora 20:00 u ndanë çmimet kryesore të Festivalit, duke përfshirë kategorinë kryesore “Filmin më të mirë europian” që është votuar nga 3800 anëtarë të Akademisë së Filmit si dhe çmimet për aktorin dhe aktoren më të mirë, regjisorin, skenarin dhe filmin më të mirë dokumentar.
Çmimi për aktorin europian 2020 shkoi për Mads Mikkelsen. Ndërkaq aktorja europiane 2020 u zgjodh Paula Beer për rolin e saj në “Undine”.
Me çmimin “regjisori europian 2020” u nderua Thomas Vinterberg.
Në anën tjetër çmimi EFA për rrëfimin kreativ shkoi për filmin e Mark Cousins, “Woman make film: A new road movie through cinema”.
Çmimi europian “Discovery 2020” i shkoi Carlo Sironi për “Sole”.
Skenari më i mirë ishte ai i Thomas Vinterberg dhe Tobias Lindholm.
“Collective” nga Alexander Nanau është vlerësuar si Dokumentari europian 2020. / KultPlus.com