“Terminatori” i ri i inkason vetëm 200 milionë dollarë

12 Nëntor, 2019 - 10:39 pm

Filmi “Terminator: Dark Fate” nuk po e përjeton suksesin që kishte imagjinuar James Cameron.

Terminatori më i ri, i cili supozohej të ishte fillimi i një trilogjie të re, dhe që është vazhdimi i drejtpërdrejtë dhe i vetëm i vërtetë i Terminator 2 nga viti 1991, nuk tërhoqi shumë shikues, dhe nuk inkasoi aq sa pritej.

Që nga e enjtja, 7 nëntor, filmi mund të shikohet në 99% të tregjeve ndërkombëtare dhe deri më tani i ka fituar rreth 200 milionë dollarë në të gjithë botën, që është larg nga 450 milionë dollarët që duhet t’i fitojë që të jetë “në zero”. Sipas shifrave dhe vlerësimeve aktuale, filmi do të mbetet një zhgënjim i madh për Paramount, Skydance dhe Disney, kështu që nuk duhet të shpresojmë shumë për ndonjë vazhdim.

Image

Seriali me Dark Fate u kthehet rrënjëve, kështu që në rolet kryesore e kemi Linda Hamilton dhe Arnold Schwarzenegger të cilët e ndihmojnë terminatoren Grace (Mackenzie Davis) që ta mbrojë Danin (Natalia Reyes), e cila është kërcënimi më i ri i Skynet. Koha.net / KultPlus.com

Të ngjajshme