25 Maj, 2023 - 6:15 pm
Ngjarja e luftës në Afganistan nga ushtria amerikane me talebanët është tematika e këtij filmi i cili synon të përçojë te shikuesit një mesazh të fortë vëllazërimi dhe sakrificës për mbijetesë. Filmi është i bazuar në realitetin e luftës në Afganistan, transmeton KultPlus.
Një ushtar amerikan, rreshteri i grupit , ndodhet ne Afganistan për luftën kundër talibanëve. Papritmas, përkthyesi i tyre vritet nga talibanët dhe kështu që e zevendësojnë me një të ri. Fatkeqësia më e madhe është kur gjatë hulumtimit për bazën minore të talibanëve, të dyja grupet, amerikanët dhe talibanët, ndeshen ndërmjet tyre. Nga ushtria e amerikanëve mbijetojnë vetëm rreshteri Klinll dhe përkthyesi afgan, Ahmedi.
Të jesh ushtar nuk është e lehtë. Kjo vlen sidomos kur gjendesh në mori problemesh, sfida të cilat bëhen edhe më të vështira kur je në një territor të huaj dhe larg familjes, të dashurëve tuaj. E as të jesh përkthyes, bashkëpuntor i armiqve të armiqve tuaj. Punë që kërkon guxim dhe veprim me rrezikshmëri të madhe
7 tetor, si shpagim per sulmet terroriste të 11 shtatorit te Amerikes, 1300 trupa amerikane u dërguan në Afganistan. Në dhjetor të 2011 ky numër u rrit në 98 000 trupa amerikanë të dërguar. 50 000 përkthyes afganë u punësuan nga ushtria amerikane, me marrëveshjen për të pasur të drejtën të aplikonin për vizë të emigracionit dhe për tranfserim në Amerikë.
30 gusht 2021. Forcat e Armatosura të SHBA-ve kryen tërheqjen e tyre nga Afganistani. Kështu i dhanë fund një fushate të gjatë 20-vjeçare. Një muaj më vonë talibanët e morën kontrollin e plotë. Më shumë se 300 përkthyes dhe familjet e tyre u vranë, për bashkëpunimin e tyre me amerikanët. Mijëra të tjerë janë në arrati.
E të gjitha këto ndërlidhje, marrëveshje, zotime, e lufte për mbijetesë, përçohen në filmin ‘The Covenant’./ KultPlus.com