20 Shtator, 2021 - 5:15 pm
Drama mbretërore e Netflix ‘The Crown’ dhe komedia ‘Ted Lasso’ rrëmbyen më së shumti çmime në ‘Emmy 2021’ që u mbajt mbrëmjen e së dielës, transmeton KultPlus.
Çmimet e ‘The Crown’ përfshijnë serialin më të mirë dramë dhe katër çmime në aktrim – për Gillian Anderson, Olivia Colman, Josh O’Connor dhe Tobias Menzies.
“Çfarë përfundimi i mrekullueshëm i udhëtimit më të jashtëzakonshëm me këtë familje të bukur,” tha Colman e cila luajti rolin e Mbretëreshës Elizabeth II.
Duke u bërë emocionuese, ajo shtoi: “Do të doja që babai im të ishte këtu për ta parë këtë. Unë e humba babanë tim nga Covid, e ai do të ishte shumë i lumtur nëse do të shihte këtë sukses timin’
Çmimet që fitoi ‘The Crown’ në kategorinë e serive më të mira dramë shënon fitoren e parë për Netflix./KultPlus.com