16 Nëntor, 2020 - 10:11 pm
Joey King do të rikthehet edhe një herë në rolin e “Elle Evans” në filmin final në Netflix, “The Kissing Booth 3”, teksa ka konfirmuar se do të lëshohet për publikun verën e vitit të ardhshëm.
Pas pranimit të çmimit Comedy Movie Star në “People’s Choice Awards”, Joey dha lajmin.
“I thash vetes se nëse fitoj, do të shpërndaj një pjesë të lajmit me ju. Dua t’u them se ‘The Kissing Booth 3’ do të lansohet në verën e vitit 2021”, tha ajo.
“The Kissing Booth 2” po ashtu mori një çmim nga ajo ceremoni, atë për Filmin Komedi të 2020-s, shkruan Female First. / KultPlus.com