8 Janar, 2018 - 9:11 am
Filmi, “Three Billboards Outside Ebbing”, Missouri, ka qenë fituesi i madh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Golden Globes.
Filmi i kategorisë dramë-krim që flet për një grua, e cila kërkon të hakmerret për vajzën e saj të vrarë në një qytet të vogël, ka fituar katër çmime në Los Anxhelos, duke përfshirë edhe çmimin e madh për dramën më të mirë, transmeton rel.
Në këtë garë ishin edhe filmat, “Call Me by Your Name”, “Dunkirk”, “The Post” dhe “The Shape of Water”.
Tema kryesore e natës ishte fuqizimi i grave. Gati të gjitha pjesëmarrëset ishin të veshura në të zezë për të shfaqur mbështetje për viktimat e ngacmimeve seksuale.
Ylli i filmit dhe televizionit, Oprah Winfrey ka qenë gruaja e parë me ngjyrë që ka ftuar çmimin Golden Globe për arritje jetësore.
Ajo ka dhënë më pas një fjalim në mbështetje të të gjitha grave që u janë ekspozuar sjelljeve të këqija seksuale në industrinë e argëtimit dhe kudo tjetër./ KultPlus.com