Tiffany Haddish, Salma Hayek dhe Rose Byrne së bashku në komedinë “Like a Boss”

12 Dhjetor, 2019 - 11:00 pm

Viti i Ri na sjell komedi të reja në të cilat do t’i shohim femrat si protagoniste kryesore. Njëra prej tyre është edhe “Like a Boss” në të cilën do të bashkohen aktoret e shkëlqyeshme Tiffany Haddish, Salma Hayek dhe Rose Byrne.

Fjala është për realizimin e regjisorit Miguel Artet, i cili e sjell tregimin për industrisë kozmetike në të cilën përgatitet luftë e madhe.

Mia dhe Mel, të cilat i luajnë Byrne dhe Haddish, janë shoqe të ngushta të cilat e drejtojnë biznesin e kozmetikës. Njëra prej tyre është praktike, ndërsa tjetra dëshiron të arrijë pasuri dhe të jetojë në luks, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, problemet e mëdha do të shfaqen kur ato të dyja futen në borxhe të mëdha.

Shpëtimin do t’ua ofrojë titanja në industrinë e kozmetikës, Claire Luna të cilën e luan Salma Hayek. Megjithatë, Claire mund të mashtrohet, ndërsa shoqet Mia dhe Mel janë të gatshme për betejën qesharake për ta rikthyer kompaninë.

Image

Aktoreve kryesore fantastike në ekran do t’u bashkohen edhe Jenifer Cooolidge, Billy Porter, Ari Graynor, Jessica Clair dhe shumë të tjerë.

“Like a Boss” mbërrin në kinema më 10 janar. /KultPlus.com

Të ngjajshme