6 Korrik, 2023 - 9:30 am
Toka brenda meje” me regji të Fisnik Maxville do të prezantohet në Festivalin e Locarnos në Zvicër, dhe njëherit është rikthim për regjisorin shqiptar në këtë festival, pasi që shtatë vjet më parë kishte marr pjesë me filmin e parë “Lost Exile”, shkruan KultPlus. Në Festivalin e Locarnos filmi me mbështetje të QKK-së do të prezantohet më 9 gusht, në ora 10:30.
Filmi përcjellë Remon i cili pas vitesh në mërgim kthehet nga Gjeneva në vendinlindjen e tij në Kosovë. Dashuria e tij e parë, Una, e thërret për ta informuar për vdekjen e afërt të patriarkut të familjes dhe zhvarrosjen e një varri masiv. Duke u kthyer në fshatin e tij pas një mungese dhjetë vjeçare, Remo do të duhet të përballet me të kaluarën dhe të tashmen e tij.
Filmi ka për producent Valon Bajgorën, Yll Ukën, Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin. Kurse në rolet kryesore luajnë: Florist Bajgora, Luana Bajrami, Luan Jaha, Arta Muqaj, Armend Smajli, Irena Cahani, Kumrije Hoxha, Melihate Qena dhe Çun Lajçi.
“Toka brenda meje” është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Federal Office for Culture, Cinéforom, Loterie romande, Media Desk Suisse, Suissimage dhe FOCAL, në bashkprodhim me RTS Radio Télévision Suisse. / KultPlus.com