‘Tokyo’ sot feston ditëlindjen dhe suksesin në tregun ndërkombëtar

11 Gusht, 2019 - 5:02 pm

Ajo sot ka mbushur vetëm të tridhjetat.

Ursula Corbero, aktore e njohur nga Spanja, është e njohur së fundmi për rolin e Tokyos në serinë e famshme “La Casa de Papel”, e cila lehtësisht është shndërruar në serinë më të shikuar në gjuhë të huaj në Netflix, shkruan KultPlus.

Sot, Ursula feston ditëlindjen e 30-të, duke arritur majat e suksesit ndërkombëtar. Prej se ka marrë rolin e Tokyo, Ursula ka marrë edhe role tjera dhe është e angazhuar gjithandej në projekte të ndryshme. Bulgari e ka angazhuar me reklamat e bizhuterisë.

Ursula i ka 7.2 milion ndjekës në Instagram ndërsa cilësohet si një prej aktoreve më të mira në Spanjë. 

Actress Ursula Corbero during tv show ” El Hormiguero ” in Madrid 23/10/2018

Ajo paraprakisht ka luajtur edhe në ‘La Corona Partida’, ‘Crónica de una voluntad’, ‘Proyecto Tiempo: La Llave’, ‘Física o Química’ dhe në role tjera në televizion dhe në film.

Ursula është në lidhje dashurie me një tjetër aktor të njohur spanjoll, Chino Darin.

https://www.youtube.com/watch?v=lztDqIGzUL4

“La casa de Papel” ose Money Heist është serial tanimë i shikuar shumë edhe në Kosovë, ku këta aktorë edhe komentohen për stilin dhe për aktrimin e tyre. Para pak ditësh ka dalë pjesa e tretë e serialit, i cili e përcjellë një grup i cili angazhohet në rrëmbime dhe në vjedhje të parave në Bankën e Spanjës. Kryesori prej tyre është “Profesori”.  / KultPlus.com

Të ngjajshme