Vajza e shqiptarit Aleksandër Moisiu, aktore e madhe e filmit dhe teatrit gjerman

8 Dhjetor, 2019 - 9:19 pm

Ajo është një prej fëmijëve të aktorit të madh shqiptar Aleksandër Moisiu.

Sot 96 vjeçare, Bettinna Moissi ka lindur në Berlin, është një aktore e madhe e teatrit dhe filmit.

Në vitin 1948 ajo ka performuar në filmin ‘Long is the Road’, i pari film gjerman që trajtoi temën e Holokaustit.

Bettinna ka lindur në vitin 1923, dhe është fëmijë i çiftit Aleksandër Moisiu dhe Herta Hambach. Motra e saj ishte Beate Moissiu, por nga një grua tjetër e aktorit shqiptar, Maria Moisiu, shkruan KultPlus.

Bettinna ka luajtur edhe në tjera projekte, përfshirë edhe filmin “The Orplid Mystery”, “Jakko”, “The Comedians”.

https://www.youtube.com/watch?v=6LgU1Mk2vfk

Aleksandër Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Lufta e Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne.

Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.

Bettinna jeton sot në Gjermani dhe është e martuar me një hebre, meqë edhe vet ka origjinë hebreje. Ajo ka dy fëmijë, Olivierin dhe Nicolasin – të dytë të angazhuar në botën e artit por më shumë me pjesën kuratoriale dhe koleksionimin e artit.

Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard. / KultPlus.com

Të ngjajshme