14 Gusht, 2022 - 2:45 pm
Aktorja televizive Denise Dowse vdiq në moshën 64-vjeçare.
Vdekja e aktores u njoftua nga motra e saj Tracey në Instagram.
“Dua ta shfrytëzoj këtë moment për të falënderuar miqtë dhe familjen tonë për të gjithë dashurinë dhe lutjet”, shkroi ajo. “Me zemër shumë të rëndë i informoj të gjithë se motra ime, Denise Dowse, ka shkuar përpara për të takuar familjen tonë në jetën e përjetshme”, shkroi Tracey.
“Denise Yvonne Dowse ishte motra më e mahnitshme, një aktore, mentore dhe regjisore e përkryer, e shquar. Ajo ishte shoqja ime më e mirë dhe anëtarja e fundit e familjes. Denisi ju donte të gjithëve. E di që ajo po na vëzhgon me gjithë dashurinë që ka.”
Vdekja e saj fillimisht u raportua nga TV Line.
Dowse kishte qenë në koma për të paktën një javë pasi pësoi inflamacion në membranat mbrojtëse që rrethonin trurin dhe palcën e saj kurrizore. /KultPlus.com