24 Janar, 2019 - 11:00 am
Kinematografia turke ka humbur edhe një prej ikonave të saj.
Ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë aktorja turke me prejardhje shqiptare, Aysen Gruda.
E lindur më 22 gusht 1944 në Stamboll nga një familje shqiptare, aktorja është konsideruar si ikona e filmave dhe serialeve të Turqisë.
Aysen Gruda dhe Kemal Sunal
Ayşen Gruda u shfaq në disa muzikale si “Mum Sondu”, “Deve Kuşu Kabare”, “Hababam Sınıfı Muzikali”, “Yedi Kocalı Hurmuz”.
Roli i saj në skemën e saj “Domates Guzeli Nahide” fitoi atë pseudonimin “Domatja bukuroshe”.
Aysen Gruda
Ajo u shfaq në mbi 100 filma, duke përfshirë klasike si Tosun Pasha, Sut Kardesler, Gulen Gozler, Sabanoglu Saban, Hababam Sınıfı dhe Neseli Gunler.
Gruda kohët e fundit ka luftuar me kancerin në pankreas gjersa ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare. /Telegrafi/KultPlus.com