22 Nëntor, 2021 - 2:20 pm
Ylli i komedive ‘Guide Scouts to the Zombie Apocalypse’, ‘Flower and Compadres’ ka vdekur në moshën 28-vjeçare, transmeton KultPlus.
“Joey Morgan ndërroi jetë herët në mëngjes të së dielës. Ishte një tronditje dhe na shkatërroi të gjithë ne që e donim atë. Ai do të mungojë shumë. Shpresojmë që të gjithë ta kuptojnë se sa e dhimbshme është kjo për të dashurit e tij dhe mund të respektojnë kufijtë dhe t’i lejojnë ata të pikëllohen në mënyrë private, “tha një përfaqësues i aktorit në një deklaratë për The Hollywood Reporter.
E për shkakun e vdekjes nuk u dha asnjë njoftim.
Regjisori i Scouts, Christopher Landon, i bëri homazhe aktorit në Tëitter, duke shkruar, “Joey Morgan erdhi në jetën time gati 9 vjet më parë kur bëra Scouts. Ai ishte i qetë, qesharak, inteligjent dhe i zhytur në mendime. Dhe kur kamerat u rrotulluan ai ishte magnetik. Ai kaloi sot dhe lajmi është zemërthyes. Jam i nderuar që e kam njohur.”/KultPlus.com