27 Mars, 2020 - 9:03 am
Ylli i “Crocodile Dundee”, Mark Blum, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare.
Aktori ishte infektuar me virusin vdekjeprurës Covid-19 dhe s’ka mundur ta përballojë dot këtë epidemi.
Blum ka ndërruar jetë, ndërsa lajmin e hidhur të vdekjes së tij e ka dhënë kompania teatrore me qendër në New York , e cila shkruante në një status në rrjete sociale:
“Me dashuri dhe zemra të thyera, Mark Blum, një mik i dashur dhe një artist i mirënjohur, ndërroi jetë këtë javë.
Faleminderit Mark për gjithçka që solle në teatrin tonë dhe në teatrot e gjithë botës. Do të na mungosh!”
Karriera e Mark Blum zgjati afro 40 vjet dhe ai fitoi një “Obie” për performancën e tij në “Gus And Al”.
Emri i tij përfshihet në 80 projekte filmike në mbarë botën dhe vdekja e tij është një humbje e madhe për kinemanë. / KultPlus.com