21 Shkurt, 2019 - 11:08 pm
Filmi “Vera andrron detin” me regji të Kaltrina Krasniqit, është filmi i parë i kësaj regjisore që përveshë mëngët për film të metrazhit të gjatë, shkruan KultPlus.
“Vera andrron detin” është projekt i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe tashmë ekipi i këtij filmi është kompletuar dhe bëhet e ditur se janë në prag të xhirimeve.
Sipas një njoftimi, xhirimet e këtij filmi do të nisin më 12 mars, kurse aktorët që do të luajnë në këtë film janë: Teuta Ajdini, Alketa Sylaj, Astrit Kabashi, Refet Abazi, Xhevat Qorraj…
Filmi është me skenar të Doruntina Bashës, kurse ka dy produksione, atë Papadhimitri Production nga Shqiperia dhe Dream Factory nga Maqedonia.
Në sinopsisin e këtij filmi shkruhet se Vera e Fatmiri e kanë një vajzë të falur, Sara (30), aktore, e cila është zhbirësuar nga Fatmiri kur ka mbetur shtatzënë dhe ka refuzuar të martohet. Si pasojë, Fatmiri e ka përzënë nga shtëpia dhe mbështetja financiare, dhe ia ka ndaluar Verës që ta takojë. Vera, megjithatë, e ka ruajtur marrëdhënien me Sarën dhe mbesën e saj, Hanën (5), duke e takuar fshehtë, kryesisht gjatë pauzave të drekës gjatë ditëve të javës…/KultPlus.com