25 Shkurt, 2022 - 10:00 am
Për ata që pyesin, po, edhe një nga aktoret më të dekoruara moderne të Amerikës ende merr ‘flutura në stomak’ kur vendos të kryej një rol të ri, veçanërisht kur ajo luan një nga gratë më ikonike në historinë amerikane.
Në një bisedë me mediat të mërkurën, aktorja fituese e çmimit Oscar, Viola Davis tha se luajtja e ish-zonjës së parë, Michelle Obama në serialin e ardhshëm “The First Lady” përfshin “një sasi të madhe frike”.
Si aktorja e vetme që luan zonjën e parë (që është ende gjallë), Davis u pyet nëse ndjente presion duke e ditur se Obama mund të shihte punën e saj.
Davis tha jo vetëm që ajo e pranon këtë fakt, por “të mban zgjuar natën“
“Ju nuk doni t’i ofendoni ata me portretizimin tuaj. Por, për t’iu përgjigjur pyetjes: Tmerruese.“- u shpreh aktorja.
Davis u sfidua të portretizonte jo vetëm gruan që njerëzit panë para kamerës, por gjithashtu të vinte në performancë thelbin e saj.
“Ajo dukej si një pemë me rrënjë, një pemë lisi me rrënjë,” tha ajo. “Nuk kishte asgjë tek ajo që ndihej dytësore, ose se ajo mund të fshihej pas imazhit të burrit të saj. Ajo dukej absolutisht si një person që ka një ndjenjë të vetvetes.“- u shpreh ajo./ KultPlus.com