Visar Morina fiton çmimin e ‘Cineuropa’ në Festivalin e Sarajevës

20 Gusht, 2020 - 3:04 pm

Regjisori Visar Morina me filmin “Exil” është fituesi i çmimit të magazinës Cineuropa në kuadër të Festivalit të Sarajevës.

 Cineuropa është magazinë e profesionistëve të kinemasë dhe filmit evropian, dhe ky çmim i jepet një filmi, që përveç cilësive të padiskutueshme artistike, promovon edhe idenë e dialogut dhe integrimit evropian.

Ndarja e çmimeve të partnerëve të festivalit të Sarajevës i paraprinë ndarjes së çmimeve kryesore që do të transmetohen live sonte duke filluar nga ora 20:10.

‘Exil’-i kishte premierën botërore në festivalin e madh të Sundance në SHBA, dhe atë evropiane në Berlinale në shkurt të këtij viti, ndërsa shfaqja në Sarajevë ishte premiera rajonale e filmit nga regjisori kosovar Visar Morina.

Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit. / KultPlus.com

Link zyrtar i festivalit: https://www.sff.ba/en/news/11420/26th-sarajevo-film-festival-partners-awards?fbclid=IwAR3pZurXab-jO_z1922T_QnWMSpD89tNRSmlxZlWZu537eX-Agx28TTxd6M

Të ngjajshme