10 Korrik, 2017 - 2:00 pm
Duka i Cambridge dhe vëllai i tij princi Harry do të flasin “për herë të parë për figurën e Dianës si nënë”.
Siç raporton Telegraph, në një dokumentar që do të shfaqet së shpejti në rrjetin ITV – me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së princeshës, të dy do të sjellin kujtimet e ëmbla të fëmijërisë në shoqërinë e Lady Diana.
“Ishte mamaja jonë dhe është ende sot, më e mira në botë. Na ka mbushur me dashuri”, thonë djemtë.
Sipas revistës angleze, në dokumentarin me metrazh të shkurtër me titullin “Diana, Owr mother: Her Life and Legacy” – princi William ka saktësuar edhe sensin e humorit të mamasë së tij të dashur , shpesh në kontrast me rregullat e ashpra mbretërore.
“Ishte shumë e qeshur. Kishte një sjellje joformale dhe i dëshironte shumë të qeshurat dhe argëtimin. E kishte kuptuar që ishte një jetë reale jashtë mureve të Pallatit”.
Thëniet e Dukës së Cambridge, që në dokumentar kujton nënën e tij duke shfletuar një album të vjetër me fotografi, janë sipas mënyrës së tij historike, duke qenë se në prill 2017 William deklaroi se nuk ia kishte dalë të përballej me vëllanë e tij në mënyrë të plotë dhe të qetë mbi vdekjen e Dianës, shenjë që ajo ngjarje për ata është ende një lloj tabuje, një traumë.
Siç shpjegon Jo Clinton-Davis, në krye të seksionit të fakteve në ITV, nga portreti intim dhe emocional i ofruar nga William dhe Harry – së bashku me disa kujtime të miqve dhe familjarëve – do të dalë një figurë ” e freskët dhe një portret përfundimtar i princeshës Diana, një person unik që preku jetën e miliona njerëzve”.
Nick Kent, producent ekzekutiv i punës, njoftoi gjithashtu se ata do të shohin figurën e Lady D në mënyrë të paparë më herët, përmes syve të dy njerëzve siç janë William dhe Harry, të cilët e kanë njohur më mirë se kushdo tjetër./ KultPlus.com