17 Mars, 2018 - 2:20 pm
Ka mbetur edhe 1 muaj deri në fillimin e Festivalit të Filmit në Kanë të Francës.
Një festival i madh i kategorisë A, ku parakalojnë yjet më të mëdha të filmit në botë dhe shfaqen filmat më të arritur, Festivali i Filmit në Kanë do të mirëpresë edhe këtë vit ajkën e kinematografisë.
Ende festivali nuk e ka publikuar programin, por Screen Daily ka nisur thashethemet se cilët filma mund të shfaqen këtë vit në Kanë.
Në këtë listë vërejmë edhe një film që lidhet me Kosovën. Një film potencial që mund të shfaqet në Kanë është edhe “The Load”, me regji nga Ognjen Glavonic, shkruan KultPlus.
Filmi flet për një shofer kamioni, Vladën, i cili udhëton nga Kosova për në Beograd për të dërguar një pako misterioze, në kohën kur po ndodhim bombardimet e NATO-s në Serbi në vitin 1999. Në film luajnë Leon Lucev, Tamara Krcunovic dhe Pavle Cemeric.
Do të ishte sukses i madh nëse ky film ku përfshihet edhe Kosova dhe bombardimet e NATO-s do të depërtonte në programin e këtij festivali prestigjioz të filmit.
Depth Two | trailer from heretic on Vimeo.
Filmi është 90 minuta dhe në gjuhën serbe, i xhiruar në shkurtin e vitit 2017-të, dhe i bazuar në një ngjarje krejt të vërtetë. Filmi është bashkëproduksion mes Serbisë, Katarit, Francës, Kroacisë dhe Iranit.
Edicioni i 71 i Festivalit të Filmit në Kanë do të mbahet nga 8-19 maj. / KultPlus.com